Hotel ‘Rogner’ do të ndërrojë ngjyrë.
Por, prapa këtij fakti fshihet Kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve të “Lapsi.al” vetëm disa ditë më parë, ka qenë vetë Rama ai që ka shkuar tek Rogner dhe ka kërkuar menaxherin e hotelit kur pa se po bëhej një ndërtim shtesë.
Kryeministri i kërkoi menaxherit që ta ndërronte edhe ngjyrën e hotelit, nga të verdhë në të bardhë ngjyrë krem.
Dhe kështu ndodhi. Këshdo që ka kaluar gjatë këtyre ditëve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ka parë skelat të vendosura për të lyer fasadën e hotelit luksoz.
Kujtojmë se “Rogner” ndodhet ngjitur me selinë e Kryeministrisë dhe përballë me Kryesinë e Kuvendit.