INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama e nis ditën me një apel të fortë për qytetarët: Mos kërkoni miq e lekë, por...[VIDEO]

Kryeministri Rama e nis ditën me një apel të fortë për qytetarët: Mos kërkoni miq e lekë, por...[VIDEO]

Publikuar më: 07:58 26-04-2018

Mirëmëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur me një njoftim për të gjithë ndjekësit e tij. Prej disa kohësh në urimin e mëngjesit sillte raste të ndryshme të njerëzve që gjenin punë përmes punësimit në zyrën e punës.

Por siç bën të ditur vetë kryeministri në ERTV, tashmë do të ketë një rubrike të re dhe “me këtë rubrikë të re, që përmes shembujve konkretë mes qindra të tillëve çdo muaj, ju inkurajon të mos pranoni asnjë sorrollatje në zyrat e shtetit; të mos kërkoni as miq e as rrugë për të dhënë rryshfet, po të merrni vetëm 3 minuta kohë në adresen shqiperiaqeduam.al, për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj, ju uroj një ditë të mbarë”.

Ai publikon edhe videon që gjeni më poshtë, ku tregohet se si një qytetar që shkroi në adresë, gjeti zgjidhje për problemin e tij.

Në video thuhet se, një qytetar nga Durrësi që kishte problem në ZVRPP dhe prej një viti e gjysmë nuk merrte përgjigje, në sajë të ankesës në “shqiperiaqeduam.al”, u pajis me certifikatë pronësie.
Ai deklaroi se punonjësit përgjegjës për vonesën, u larguan nga puna dhe do ndiqen penalisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879