INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama edhe ministër i Jashtëm? Sali Berisha: Nuk e lejon Kushtetuta! [FOTO]

Kryeministri Rama edhe ministër i Jashtëm? Sali Berisha: Nuk e lejon Kushtetuta! [FOTO]

Publikuar më: 21:22 14-01-2019

Ngërçi i krijuar në marrëdhëniet midis Kryeministrisë dhe Presidencës ka marrë një zgjidhje provizore, e cila është njoftuar edhe zyrtarisht nga shefi i qeverisë Edi Rama. Duke hedhur poshtë mundësinë për të ridërguar dekretin për emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm në Presidencë, Rama ka njoftuar në Tëitter se “de-jure” do të jetë ai Kryediplomati i ri i Shqipërisë.

Mirëpo ish-kryeministri Berisha deklaron se ky skenar është i pamundur.

Berisha publikon në facebook një mesazh të ardhur nga një “qytetar dixhital”, dhe thotë se Kushtetuta nuk e lejon që Edi Rama të jetë ministër i Jashtëm.

Postimi i plotë i Berishës:

Kushtetuta nuk lejon emërimin e Ramës edhe në postin e ministrit të Jashtëm!

Këtu me poshtë keni mendimin e konstitucionalistit shqiptar dhe gjerman. sb

“Përshëndetje doktor Berisha mbasi kemi parë kushtetutën tonë, pika d, në konsultë me konstitucionalistë gjermanë ata garantojnë se kryeministri nuk mund të jetë edhe ministër.

Nuk e parashikon ligji shqiptar “Neni 102 pika d e Kushtetutës kërkon që detyrat tjera perveç kryeministrit ky i fundit duhet t’i ketë të përcaktuara me ligj.

Kushtetuta në asnjë nen të saj nuk parashikon se kryeministri mund të jetë edhe ministër i Jashtëm apo i ndonjë ministrie tjetër. Kështu që dekretimi i tij ndalohet nga Kushtetuta.

ttutt.png

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932