INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i bën thirrje opozitës: Kthehuni në rrugën e arsyes!

Kryeministri Rama i bën thirrje opozitës: Kthehuni në rrugën e arsyes!

Publikuar më: 18:25 19-04-2017

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri, e ka quajtur dështimin e raundit të parë, si lëvizje e qëllimshme nga mazhoranca për t’i dhënë mundësi opozitës të “kthehet në rrugën e arsyes”.

Rama e quajti gjithashtu “një shprehje vullneti” edhe kërkesën e PS dhe LSI për shtyrjen e datës së regjistrimit të koalicioneve zgjedhore nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Për presidentin e ri, Rama u shpreh se është e rëndësishme të jetë konsensual dhe gjithëpërfshirës por shtoi se mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ata që bëjnë këto akuza janë të njëjtët, këtë punë kanë bërë që në prillin e 2013-ës dhe këtë punë do vazhdojnë të bëjnë. Koalicioni PS-LSI nuk është problemi në këtë rast. Këtu bëhet fjalë për një sforco vullneti nga ana jonë për të krijuar një hapësirë për opozitën shqiptare me shpresën që do të kthehet në rrugën e arsyes.

Nëse ata duan të vazhdojnë akoma me këtë sjellje ku ne përpiqemi me bukë dhe ata me gurë, do jetë plotësisht përgjegjësia e tyre.

Sot ishte një tjetër shprehje e vullnetit të mirë, dhe megjithatë, sikundër e kemi thënë më parë, për t’i dhënë të gjithë hapësirën e mundshme, nuk propozuam emër sepse duam që të jetë një figurë sa më përfaqësuese dhe sa më gjithëpërfshirëse.

Më mirë një president i duhur dhe i pranuar nga sa më shumë sesa një president i zgjedhur nga një sallë ku nuk është opozita që duhet të vinte në punë.

Të gjithë këtu jetojmë, presidentin nuk e presim të na vijë nga materniteti por midis nesh. Jemi në një kontekst politik të veçantë dhe kemi të bëjmë me një krizë dramatike të Partisë Demokratike, dhe po bëjmë të pamundurën ta lehtësojmë sa më shumë këtë krizë.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828