INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i kthen përgjigje Bashës, ja çfarë i shkruan…

Kryeministri Rama i kthen përgjigje Bashës, ja çfarë i shkruan…

Publikuar më: 17:49 07-12-2017

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me paktin e ofruar një ditë më parë nga kreu i qeverisë.

“Rifilloi avazi! Jo ne, po edhe SHBA/BE e kanë gabim! Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët”,- shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Më parë, kreu demokrat Basha tha se i vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

“Kushtet që BE ka vendour për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut. Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve”,- deklaroi Basha.

tbn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035672187805176