INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i kundërpërgjigjet Bashës për qeverinë teknike: “Kush gënjen?”  [FOTO]

Kryeministri Rama i kundërpërgjigjet Bashës për qeverinë teknike: “Kush gënjen?” [FOTO]

Publikuar më: 10:00 09-04-2017

Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Basha vazhdojnë betejën në distancë se kush ka mbështjen e ndërkombëtarëve. Rama  nuk heq dorë nga përpjekjet për “t’i mbushur mendjen” opozitës së Lulzim Bashës që të futet në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndonëse e dielë, këto orë janë orë tensioni dhe vendimtare për Ramën pasi nesër skadon edhe afati zyrtar për regjistrimin e partive në KQZ. Afati zyrtar ishte data 8 e ditës së djeshme por për shkak se përkoi me fundjavën, është shtyrë për të hënën

“KUSH GENJEN? “, pyet Rama ndërsa citon eurodeputetin e Austrisë dhe Zv. Presidentin e Socialistëve e Demokratëve Europianë, Josef Weidenholzet i cili është shprehur se kërkesa për shtyrje të zgjedhjeve dhe qeveri teknike do të thotë kthim pas për Shqipërinë.

"Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. Këto katër vite kanë qenë tejet të rëndësishme në përmbushjen e agjendave të saj europiane. Ne presim që kjo rrugë e nisur e cila s'ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu të vazhdojë, sepse frutet e saj i pret me padurim një popull i tërë që të ardhmen e tij e sheh vetëm në integrimin e plotë në familjen europiane.

Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e "zgjedhjeve të lira" të kerkosh një "qeveri teknike", do të thotë të rikthehesh disa vite pas. Sepse Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë, nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve.

Unë ju bëj thirrje forcave politike të mos vendosin në kandar të ardhmen e vendit por t'ja lënë në dorë popullit, në datën 18 Qershor, ta vendosë se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme".

Prof. Dr. Josef Weidenholzet

Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë”.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043