INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i ndryshon emrin Ministrisë së Jashtme, ajo do të quhet...

Kryeministri Rama i ndryshon emrin Ministrisë së Jashtme, ajo do të quhet...

Publikuar më: 19:51 08-09-2017

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar emrin e ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

MPJ që ishte deri më tani nuk do të quhet më kështu. Në vend të emërtimit Ministria e Jashtme, ky institucion do të njihet me emërtimin Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Mesa duket, Edi Rama ka reflektuar në këtë ndryshim, njëfarë shqetësimi që ngjalli mungesa jo vetëm e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit Europian, po edhe thjesht mungesa e termit “integrim europian” në përbërjen e kabinetit të ri, shqetësim që u shpreh dhe nga ambasadori i BE në Tiranë.

Ky vendim e mbyll debatin qoftë për strehën e re të ministrisë së vjetër të Integrimit, qoftë për praninë e termit Europë në përbërjen e Qeverisë së re.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443