Në këtë mbrëmje të veçantë të organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të emisionit “Opinion”, nuk mund të mungonte edhe kryeministri Rama. Në të gjitha daljet e tij, e kemi parë të debatojë ashpër me Fevziun, por këtë herë Rama ka vendosur të marrë “hak”. Ai ka marrë rolin e moderatorin dhe i ka drejtuar disa pyetje Blendit.
Rama: A nuk mendoni se pas 20 vitesh duhet ti ndërroni emrin emisionin.
Fevziu: Jo nuk mendoj kështu. Nuk kam pas e ndryshoj as emrin e as imazhin, pasi ecën mirë.
Rama: nëse do jepje një përgjigje të sinqertë, ose më saktë…
Fevziu: Një gjë…me kryeministër s’do e ndërroja kurrë emisionin
Rama-Fevziut: Do tregohesh i mëshirshëm me mua vetëm kur të bëhem për maskë oksigjeni.