INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama ia plas në fytyrë Ivanovit: Bashkimi i shqiptarëve, amanet i Skënderbeut [FOTO]

Kryeministri Rama ia plas në fytyrë Ivanovit: Bashkimi i shqiptarëve, amanet i Skënderbeut [FOTO]

Publikuar më: 23:25 02-03-2017

Përmes postimit të rubrikës së tij Amarcord, Kryeministri Rama ka zgjedhur figurën e Skënderbeut për të iu përgjigjur Maqedonisë.
Duke qenë se më 2 Mars përkujtohet Lidhja e Lezhës, Rama thekson se kjo datë na kujton solidaritetin dhe shtetformimin e shqiptarëve.
“Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”, shkruan Rama. Express

Postimi i plotë:
AMARCORD

Kjo gravurë, nxjerrë prej një botimi të moçëm hagjiografik mbi Skënderbeun, e paraqet heroin kombëtar të shqiptarëve me shëmbëlltyrën e një princi te të 40-tat, atë mot, 1444, 2 marsi i të cilit, falë Lidhjes së Lezhës, u bë pararendësi i paqtimit, solidaritetit dhe shtetformimit mes shqiptarëve.
Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717