INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama ‘’ironizon’’ opozitën nga Durrësi: ‘’Në Shqipëri përveç turizmit, ofrojmë edhe protesta’’

Kryeministri Rama ‘’ironizon’’ opozitën nga Durrësi: ‘’Në Shqipëri përveç turizmit, ofrojmë edhe protesta’’

Publikuar më: 18:12 29-03-2019

Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët e Durrësit në kuadër të ciklit “Bashkia që duam” kritikoi veprimet e opozitës, e cila sipas tij, nuk di gjë tjetër por vetëm projekton idenë e shkatërrimit të vendit dhe nuk mendon aspak për progresin.

Shefi i qeverisë tregoi edhe për bisedën që ka bërë me disa gazetarë italianë në Shqipëri, të cilët do shkruanin për turizmin dhe kushtet që ka Shqipëria në këtë fushë. Me ironi, Rama tha se për pos turizmit, Shqipëria ofron edhe protesta çdo të enjte para Kuvendit.

“Në fund u thashë se ne ofrojmë edhe protestat. Kujt i qëllon e enjtja pushim mund të vijë tek parlamenti për të parë se si bëhet një protestë. Protestat zhvillohen si furtunë në gotë. Mblidhen në protestë dhe thonë se janë protestat e të gjitha kohërave, ndërsa kur mblidhemi në një Kongres ata shprehen se ky është antimiting. Ata kanë interesin e shkatërrimit dhe të kthimit pas. Ne flasim me gjuhën e realitetit dhe të fakteve”-tha Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502