INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama jep këtë mesazh për integrimin në BE, Kukan: Shqipëria të bindë vendet skeptike deri në qershor

Kryeministri Rama jep këtë mesazh për integrimin në BE, Kukan: Shqipëria të bindë vendet skeptike deri në qershor

Publikuar më: 20:19 04-05-2018

Në javën e Europës dhe në çelje të ekspozitës së kodikëve, vëllimeve më të moçme të trashëgimisë sonë humaniste dhe shpirtërore, kryeministri Edi Rama gjeti sërish rastin për të kërkuar nga vendet anëtare të BE për të dhënë rekomandimin e tyre për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Është një proces rizbulimi për shqiptarët dhe zbulimi për europianët, ne jemi një pavarësisht se fati na ka ndarë, ata në BE, ne në E. Jam i gëzuar që ky aktivitet dëshmon se për ne viti i Skënderbeut nuk është një vit i zhurmave nacionaliste, siç u tremben këta të BE, por është një vit i Europës me BE të mëdha, të asaj Europë që e mishëron si një simbol të jashtëzakonshëm për ne, Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe nga ana tjetër ky aktivitet e plotësoi me së miri Javën e Europës. Por ne s’duam të jemi europianë, por të respektohemi aq europianë sa jemi”,tha Rama.

Shqipëria deri në mbledhjen e Këshillit Europian në fund të qershorit duhet të përqendrohet tek vendet skeptike. Kjo është këshilla e Eduard Kukanit, raportuesit në hije për Shqipërinë pasi përvoja thotë ai tregon se vendimi në gjirin e këtij Këshilli për hapjen e negociatave të anëtarësimit me një vend merret përgjithësit në bazë të marrëdhënieve bilaterale.
“Progresi në Shqipëri dhe Maqedoni ishte i dukshëm dhe mund të themi që Komisioni Europian vëzhgoi me shumë vëmendje situatën dhe rekomandimi i dhënë për të dyja vendet ishte ishte pasqyra më e mirë, më objektive dhe më e ndershme ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Pika tjetër është që autoriteti që merr vendimin është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian
Kukan tha se pritet me interes qëndrimi i Gjermanisë, por diplomacia shqiptare duhet t’i kushtojë vëmendje dhe Holandës dhe Francës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939