INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama kërkon të futet live në emision dhe të bisedojë me ta, studentët: Joooo, kurrsesi!

Kryeministri Rama kërkon të futet live në emision dhe të bisedojë me ta, studentët: Joooo, kurrsesi!

Publikuar më: 23:22 10-12-2018

Diisa studentë dhe pedagogë, të cilët shpalosën kërkesat dhe shpjeguan arsyet se pse nuk duan të negociojnë ishin të ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin Opinion. Por gjatë emisionit, Fevziut iu komunikua se kryeministri Rama ka kërkuar të bëjë një lidhje direkte në studio.
Rama është përpjekur të shfrytëzojë praninë e studentëve në emisionin për të hyrë në negociata me ta, mirëpo kjo kërkesë e Ramës është refuzuar menjëherë dhe njëzëri nga studentët.
“Jo, jo, jo, kurrsesi. Ky emision nuk duhet kurrsesi të përdoret për negociata”, u shprehën studentët.
Rama ka kërkuar që të shkojë në studio të flasë me studentët, por këta të fundit theksojnë se nuk ka negociata, por kryeministri të zbatojë kërkesat. “Po pse nuk doni që kryeministri të vijë në studio?”,- pyeti Fevziu, ndërkohë që studentët u shprehën të vendosur në refuzimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.006105899810791