INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama: Mandatin e ardhshëm, 1 mld dollarë për rindërtim [VIDEO]

Kryeministri Rama: Mandatin e ardhshëm, 1 mld dollarë për rindërtim [VIDEO]

Publikuar më: 18:04 29-01-2017

Në komunikim e kësaj jave, kryeministri Edi Rama ka folur për situatën ekonomike në Shqipëri, për zhvillimin ndër vite dhe atë ccfarë pritet në vijim. Rama foli për mbylljen e marrëveshjesh me FMN, e cila sipas tij ishte një histori suksesi.

“Trashëguam gjendje financiare ku shteti mos të kishte mundësi më të paguante rrogat e 3 muajve të fundit të vitit 2013. Konsumi kishte rënë pikiatë. Mungesat e reformave dhe korrupsioni të kombinuara me krizën kombëtare financiare ishin mbledhur në një pikë kritike për ekonominë e vendit. Por ajo panoramë e zymtë i takon të shkuarës. Situata është krejt tjetër.

Misioni i FMN ishte këto ditë për rakordimet e fundit e marrëveshjes 3-vjeçare që ishte e suksesshme. Tani kemi kaluar çekuilibrimin financiar që trashëguam dhe kemi kaluar në etapën e fuqizimit ekonomik. Reformat janë me rëndësi jetike për këtë fuqizim. FMN deklaroi se rritja ekonomike ka shkuar në 3.4% për vitin që lamë pas. Kemi rritur pagat e pensionet me 100 mln dollarë, që s’kishte ndodhur në 25 vjet. Kush fiton më pak do vazhdojë të paguajë më pak, kush paguan më shumë do vazhdojë të paguajë më shumë. Konsumi është rritur ndjeshëm. Kemi ende rezerva të mëdha të pashfrytëzuara në çdo sektor, dhe këto janë vetëm rezultatet e para të reformave.

Shifrat e mëkëmbjes ekonomike dhe faktet e reformave tona të guximshme edhe nga FMN, edhe nga BB, për kthesën e situatës tonë nuk mjaftojnë, sepse në fund të ditës çdo familje meriton e kërkon më shumë. Edhe unë vetë jam i vetëdijshëm për këtë, edhe rritja me 3.4% nuk mjafton. Paralelisht me luftën ndaj informalitetit, do nisim programin kombëtar 1 mld dollarë për rindërtim. Falë këtij programi ne do fusim një volum investimesh private, për të fuqizuar infrastrukturën e Shqipërisë. Ky program i ri do të sjellë gjatë 3 viteve të ardhshme një rritje ekonomike 2-fish, do rrisë punësimin. Mandati i parë që po shkon drejt fundit është vetëm pjesa e parë e një ndeshje shumë të vështirë që ne do ta fitojmë së bashku për ta bërë vendin më të mirë. Mes pjesës së parë e të dytë nuk ka pushim se do ketë zgjedhje. Për ne do jetë një ditë e gjatë për të çuar përpara projektin e fitues të bindur se jemi në drejtimin e duhur”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104