INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama mbërrin në tokën serbe, takohet me ministrin Daçic [FOTO]

Kryeministri Rama mbërrin në tokën serbe, takohet me ministrin Daçic [FOTO]

Publikuar më: 20:22 12-10-2016

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar kanë mbërritur këtë mbrëmje në Aeroportin e Beogradit ku janë pritur nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Rama do të zhvillojë nesër një takim dypalësh me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, dhe të dy prite të marrin pjesë në Samitin e Sugurisë të Beogradit.

Bëhet me dijse setema kryesore e diskutimeve mes Ramës dhe Vuçiç do jenë marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ndërsa më herët është raportuar se Rama do të diskutojë edhe për çështjet e nxehta në Kosovë, si ajo e Trepçës dhe arrestimi i Nehat Thaçit, kreu i Drejtorisë së Policisë në Mitrovicë, ndërsa Kosova mungon në këtë Samit, këto raporte janë të pakonfirmuara.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Rama do të promovojë edhe librin e tij “Kurban”, ndërkohë që nuk do të ketë një konferencë për shtyp ndryshe nga vizitat e tjera. Në tërësi, mesazhi i këtij samiti pritet të jetë për një bashkëpunim rajonal më i fuqishëm, gjë e kërkuar edhe nga SHBA dhe BE.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826