INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama mesazh BE-së: Të hapen negociatat në qershor! [FOTO]

Kryeministri Rama mesazh BE-së: Të hapen negociatat në qershor! [FOTO]

Publikuar më: 21:47 04-12-2018

Pasi mori pjesë ne Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që u mbajt në Zagreb, kryeministri Edi Rama në mbrëmje pati edhe një takim me homologun e tij korat Andrej Plenkoviç.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, dy liderët folën për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Be dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. I pyetur se cili do jetë vendimi i BE për negociatat me Shqipërinë, Plenkoviç ka thënë se Kroacia është pro hapjes së bisedimeve dhe anëtarësimit të vendit tonë në union, ndërsa më i ashpër ka qenë Rama.

Shefi i qeverisë drejtuar BE-së, ka thënë se Shqipëria duhet të marrë në qershor 2019 atë çka ju mohua këtë vit.

“Kroacia ka qenë një mbështetëse e hershme e Shqipërisë. Ajo që presim nga Brukseli qershorin e ardhshëm, është ajo që duhet të merrnim këtë qershor dhe atë që ka kërkuar Kroacia dhe shumica e vendeve, që të hapen negociatat”, tha Rama.

rrme.png

Article Logic
Execution time: 0.0035088062286377