Kryeministri Edi Rama duket se është gati të rikthehet në punë.
Të paktën kështu kuptojmë nga video që ai ka hedhur në rrjetin social Instagram. Dhe nuk është aspak në zyrë, është tek berberi.
Dhe mesa duket edhe mesazhi gjatë bisedës me të riun nga Fieri është i qartë.
Ndonëse në moshë të re berberi edhe gjatë sezonit veror ka zgjedhur të punojë bashkë me babanë.
Djali i tregon se frekuenton gjimnazin ‘Janaq Kilica” në Fier ndërsa në verë punon edhe me babanë.
Në fund të videos dëgjohet teksa kryeministri i thotë ‘Bravo’.