INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama nga takimi me fermerët: ‘Asnjë kokërr leku për rrugë në fshatra’

Kryeministri Rama nga takimi me fermerët: ‘Asnjë kokërr leku për rrugë në fshatra’

Publikuar më: 13:31 02-02-2018

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim me të gjithë fermerët në kuadër të programit “100 fshatrat”.

Ky program është një model i ri i zhvillimit rural përmes një programi që përfshin infrastrukturë, agroturizëm, trashëgimi kulturore dhe nxitje të punësimit përmes mbështetjes direkte për sipërmarrjen fermere.

Gjatë fjalës së tij, Rama dha një njoftim të rëndësishëm për të gjitha bashkitë e qyteteve të Shqipërisë.

Kryeministri u shpreh se nuk do të japë asnjë kokërr leku për bashkitë të cilat nuk do të performojnë dhe do të çojnë përpara reformën e ujit.

Sakaq, theksoi se nuk do të ndërtohen me rrugë nëpër fshatra, vetëm nëse do të jenë në funskion të turizmit dhe te agroturizmit.

Deklarata e kyeministrit Rama:

Në këtë pikë po shfaqen të gjithë njësoj. Sikundër e kemi sqaruar, edhe ministri i infrastrukturës, nuk do të japim asnjë lek për investime në ujësjellsa, për bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë përpara reformën e uijit.

Asnjë kokërr leku për mbështetje për infrastrukturë rurale, për bashki  që nuk janë aktive në thithje të fondeve alternative të AZHBR, apo investimeve në agroturzizëm.

Rrugë ne nuk do bëjmë më, sepse nuk iu pa hajri rrugëve në zonat rruale  për kaq shumë vite.

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707