INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama: Nuk i marr leje askujt për të folur për Kosovën

Kryeministri Rama: Nuk i marr leje askujt për të folur për Kosovën

Publikuar më: 20:32 18-10-2016

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për përplasjen me Prishtinën, sa i përket vizitës së tij në Beograd dhe Nish të Serbisë.

Rama theksoi në emisionin “Studio e Hapur” se nuk flet asnjëherë në emër të Kosovës por flet për Kosovën. Ai iu përgjigj ashpër kritikave të presidentit kosovar, Hashim Thaçit dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, duke iu thënë se nuk i merr dorën askujt për të folur për Kosovën.

“Unë nuk flas në emër të Kosovës, por flas për Kosovën. Këta mua nuk ma ndalon njeri dhe as nuk duhet t’i marr dorën kujt për të folur për Kosovën. Unë me Vuçiçin i bëj të gjitha bisedat që janë në interes të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, tha Rama. 

Sa i përket deklaratës së Hoxhajt, Rama tha: “Nuk i marr seriozisht deklarata emocionale, që janë edhe mungesë e thellimi i një momenti të caktuar.”

Rama foli gjithashtu dhe për çështjen çame, ku theksoi se grekët nuk kanë çfarë force të na tregojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318