Kryeministri Edi Rama zgjodhi Twitter mbrëmjen e kaluar për të përsëritur vendosmërinë për mbylljen e pikave të basteve. Teksa paralajmëron “vdekjen” e monopolit online të basteve, ka përdorur edhe disa “emoji”.
Por njëri prej tyre jo edhe aq i përshtatshëm: një “emoji” me gishtin e mesit.
Është e paqartë nëse kryeministri e ka vendosur gabimisht, apo është revoltuar aq shumë për çështjen e pikave të basteve sa ka reaguar në këtë formë.
Pas këtij postimi ka patur shumë reagime në rrjetet sociale dhe një ndër të edhe moderatorja e njohur Eva Murati. Ajo teksa poston statusin e Edi Ramës, shkruan se kryeministri duhet të jetë një shembull, e jo një faqe humori që përdor këto simbole.
“Edi Rama je kryeministër, presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur.! Këtë simbolin nuk na e dërgon një faqe humori, na e dërgon kryeministri ynë, KRYEMINISTRI. TURP!”