INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama para ndeshjes: Le të fitojë më i miri, Italia në zemër, Shqipëria dashuri [VIDEO]

Kryeministri Rama para ndeshjes: Le të fitojë më i miri, Italia në zemër, Shqipëria dashuri [VIDEO]

Publikuar më: 17:35 09-10-2017

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në Shkodër, në prang të ndeshjes Shqipëri-Itali, katër Kupat e Botës të fituara nga Italia. Kreu i qeverisë ka marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga ambasada italiane posaçërisht për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të botërorit “Rusi 2018” në qytetin e Shkodrës. Rama rrëfeu se është bërë tifoz me Italinë për shkak të gjyshes së tij, e cila tha ai, i ka mësuar edhe italishten.

“Preferoj të flas në italisht për të nderuar të pranishmit këtu. Tifozja e parë italiane që kam njohur ishte gjyshja ime, ishte nga ky qytet dhe me origjinë italiane. Ajo më mësoi italishten. Ne jemi rritur me futbollin italianNë këtë qytet ka lindur skuadra e parë e futbollit. Këtu ka lindur skuadra e parë që quhej Juventus. Edhe kryetarja e bashkisë është krenare që po pret skuadrën italiane. Shumë shqiptarë e duan kombëtaren italiane. Por nga ana tjetër luan dhe kombëtarja që është në zemrën e shumë shqiptarëve. Më kujtohet një banderole ku shkruhej ” Italia në zemër, Shqipëria dashuri”. Ne do të thërrasim për fitoren tonë sot. Dum që ju të mundni Gjermanët në Rusi, ” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0025129318237305