INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama paralajmëron operacionin e rradhës, RENEA dhe FNSH bëjnë ''namin'' në Shijak! [FOTO]

Kryeministri Rama paralajmëron operacionin e rradhës, RENEA dhe FNSH bëjnë ''namin'' në Shijak! [FOTO]

Publikuar më: 19:28 22-10-2018

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me gra dhe vajza në Laprakë. Temë e diskutimit ishte bixhozi dhe pasojat e tij. Rama përsëriti thirrjen se më 31 dhjetor të gjitha pikat do të mbyllen, por ka komentuar edhe aksionet e djeshme të policisë së Shtetit. Ai tha se këto aksione do të vijojnë deri në kapjen e “të fortit” të fundit.

“Nesër publiku do njihet me një tjetër operacion. Operacionet do të vazhdojnë deri në kapjen e të fortit të fundit. I forti ta kuptojë se s’ka të fortë në këtë vend. Do t’i vëmë në rresht. Ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot dhe aty ku do të shkojnë të gjithë ata që nuk u binden rregullave.

Këta fiset që kanë makina e muskulatura të zhvilluara do të mbarojnë në këtë vend. Kjo është histori që vazhdon prej vitesh. Shteti do të jetë në krahun e çdo qytetari”, deklaroi kryeministri Rama.

Pas kësaj deklaratë të kryeministrit Rama, RENEA dhe FNSH kanë “blinduar” sërish mbrëmjen e sotme Shijakun, një ditë pas arrestimeve në këtë qytet.

Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik. Mësohet se kontrolle po kryhen edhe në banesat e të proceduarve.

remg.png

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387