INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama për energjinë elektrike: Ja kush do të përfitojë nga lehtësimi i borxhit

Kryeministri Rama për energjinë elektrike: Ja kush do të përfitojë nga lehtësimi i borxhit

Publikuar më: 18:19 18-12-2016

Nuk mund të mungonte edhe këtë javë komunikimi javor i kryeministrit Rama. Ai njoftoi para disa ditësh dhënien e shpërblimeve në prag të Vitit të Ri, dhe në komunikimin e së dielës, Rama ka vlerësuar paketën e solidaritetit, duke e cilësuar si më të madhen në këto vite. Edi Rama dha edhe një njoftim të rëndësishm për debitorët në shtet lidhur me energjinë elektrike, ku theksoi se OSHEE është gati të zerojë pagesat për debitorët.

 “Do të ketë lehtësim borxhesh për debitorët e energjisë elektrike”.

Kryeministri u shpreh se përveç shpërblimit prej 6 mijë lekësh, pensionistët do të marrin dhe lehtësim të kamatëvonesave për energjinë elektrike.

“Për ata që 126 mijë kontributor aktiv që kanë nënshkruar marrëveshjen me OSHEE dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatvonesës, 66539 janë konsumator pensionit, me ndihme ekonomike apo persona me aftësi të kufizuar dhe paguajnë me këste 1200 lekë në muaj, 59461 janë konsumator të tjerë familjarë vlerësohen sot për statusin e qytetarit të mirë duke paguar rregullisht kestin prej 2500-2800 leke ne muaj, – njoftoi Rama. – Për 66539 konsumatorët pensionistë, ata ne nevojë do të zerohen të gjitha kamatvonesat kundrejt një pagese simbolike kundrejt 20 lekë. Vlera që heq dorë nga borxhet e këqija është 95 mln dollar. 59461 familjarët kamat vonesat do të reduktohen 80%, vlera që heq shteti është 60 mln dollar. Kjo % është e njëjtë për ata që i paguan menjëherë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432