INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama përplaset me Ballën: Mos më ndërprisni ose…

Kryeministri Rama përplaset me Ballën: Mos më ndërprisni ose…

Publikuar më: 21:49 13-03-2017

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Top Story”, ka pasur një moment përplasjeje me drejtuesin e emisionit Sokol Balla, kur ky i fundit e pyeti mbi arsyet e shkarkimit të Saimir Tahirit.

Pas kësaj pyetjeje, Rama nisi të flasë për gratë në qeveri dhe për një mandat të dytë për qeverinë e tij për të përcaktuar 10 vitet e Shqipërisë.

Por, në këtë moment, gazetari Balla e ka ndërprerë duke i kërkuar ti japë arsyet e shkarkimit të Saimir Tahirit.

Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nëse do të  nuk lejohej të shprehë atë që mendon, do largohej nga studio.

Më poshtë, pjesë nga biseda

Balla: Nuk mund të flisni për Shqipërinë e 10 viteve. Në 18 qershor votohet për 4 vite.

Rama: Mos më ndërprisni.

Balla: Ju fyet kolegët e mi dhe po flisni për shkelje kushtetuese pasi në këtë regjim zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet.

Rama: Mos më ndërprisni. Sepse unë refuzoj të qëndroj në një studio ku nuk lejohem të shpreh atë që mendoj. Refuzoj që të qëndroj këtu nëse nuk më lejoni të vazhdoj të jap përgjigjen. Nuk e cakton ti është apo jo kushtetuese dhe gjithë kjo ndërprerje ishte e pavend. 18 qershori përcakton sesi do të jetë Shqipëria pas 10 viteve, ashtu sikundër zgjedhje të caktuara kanë përcaktuar Shqipërinë që ne trashëguam, ashtu zgjedhjet përcaktojnë Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Janë zgjedhje që vendosin nëse ky vend do të bëhet shtet, ku gjykatësit dhe prokurorët japin drejtësi dhe nuk e tregtojnë, nëse do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të kenë një të ardhme më të mirë.

Rama tha se nuk ka shkarkuar asnjë nga ministrat. Sipas tij, Saimir Tahiri, është liruar nga një detyrë sepse është udhëheqësi i PS në Tiranë dhe duhet të kryejë detyrën e tij në kuadër të zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Nuk kam shkarkuar asnjërin prej ministrave. 18 qershori nuk përcakton se kush është fituesi i zgjedhjeve të ardhshme, por përcakton se si do të jetë Shqipëria për 10 vitet e ardhshme. Sepse janë zgjedhje që përcaktojnë nëse ky vend do përcaktojë nëse do të bëhet shtet. Saimir Tahiri nuk është shkarkuar si Ministër i Brendshëm, por është liruar nga një detyrë sepse është udhëheqësi i Partisë Socialiste në Tiranë dhe për të treguar derë më derë se çfarë bëmë ne me Policinë e Shtetit me reformat etj.”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249