Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e dëgjesave për qarkun e Kukësit, raport që nuk konsiston në emra por me 32 problemet që shqetësojnë banorët e qarkut verilindor të vendit.
Sipas raportit të publikuar nga Rama, nga 25 dëgjesa që janë kryer në tre bashkitë e qarkut, problemi kryesor për banorët e Kukësit është uji i pijshëm. Banorët kanë akuzuar për shpërdorim të fondeve për projektet e ujit të pijshëm, ndërsa më pas vijnë problemet e tjerë për investime në kanalet e ujërave të zeza, si edhe ata të vaditjes.