Kryeministri, Edi Rama ka aplikuar një rubrikë të re tashmë në profilin e tij zyrtar në Facebook, e quajtur “Komunikimi javor”. Kjo rubrikë bëhet çdo të dielë, dhe Kryeministri nuk bashkëbisedon me të tjerët, por jep mesazhin që vet ai dëshiron, për një çështje të caktuar.
Në daljen e sotme, ai ka folur për regjistrimin e maturantëve në universitet. Pas debateve të shumta se më të mirët kanë mbetur jashtë, Rama ka theksuar se kjo është reforma më e mirë e ndërmarrë ndonjëherë. Kryeministri deklaroi se janë ende 19 mijë e 500 vende të lira për maturantët në fazën e dytë të regjistrimeve. Kryeministri e mbylli “Komunikimin e Javës” duke i shprehur falenderim ministres së Arsimit.