INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama shpërthen ndaj “Top Channel”: Jeni katandisur keq, si mund të jeni të besueshëm kur gënjeni kaq hapur [FOTO]

Kryeministri Rama shpërthen ndaj “Top Channel”: Jeni katandisur keq, si mund të jeni të besueshëm kur gënjeni kaq hapur [FOTO]

Publikuar më: 20:30 09-11-2017

Prej disa muajsh ka nisur “lufta” e kryeministrit Rama me median dhe këtë herë ai është kapur me “Top Channel”. E gjitha kjo ka ardhur pas një lajmi të publikuar nga “Top Channel”, lajmi i cili ka të bëjë me konferencën për lirinë e medias dhe konferencës për shtyp me Komisionerin Hahn, ku shkruhej se nuk u transmetua në ERTV.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë kronikën e realizuar sot në televizionin kombëtar Top Channel dhe thote se “është katandisur sot të gënjejë kaq hapur”, dhe i fton të gjithë të shohin vetë provën e kësaj gënjeshtre, duke kontrolluar në profilin e tij, pikërisht në postimin e dytë e të tretë të ditës.
Ja postimi i plotë i Ramës:
“HAHNI DHE KAZANI”
Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.
Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.
Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.
Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725