INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama si rrallë herë publikon foton me familjen në Berlin, bashkëshorten dhe 3 fëmijët, por mungon...[FOTO]

Kryeministri Rama si rrallë herë publikon foton me familjen në Berlin, bashkëshorten dhe 3 fëmijët, por mungon...[FOTO]

Publikuar më: 22:19 25-01-2019

Kryeministri Edi Rama ka hapur një ekspozitë personale në Berlin të Gjermanisë, por ndryshe nga herët e tjera ku ka ekspozuar piktura, shefi i qeverisë shqiptare ka ekspozuar edhe skulptura. 

Projekti që përfshin skulpturat është quajtur “Ëork” (Puna) e tij personale, që sot janë ekspozuar në galerinë Carlier/Gebauer në Berlin. Duke filluar nga sot, ekspozita e Ramës do të qëndrojë e hapur për rreth dy muaj në Berlin, deri më 9 mars.

E njohur si një nga galeritë më bashkëkohore, Carlier/Gebauer ka zgjedhur artistin/ kryeministër shqiptar, për të hapur siparin e aktiviteve për vitin 2019-të.

Por kryeministri Rama s’ka shkuar vetëm, pasi ai është shoqëruar nga familja e tij. Bashkë me Ramën në Berlin kanë shkuar edhe bashkëshortja e tij Linda dhe tre fëmijët, djali i madh Gregu, vajza Rea dhe i vogli Zaho që shihet pranë të atit në këtë foto të publikuar nga kryeministri. E vetma që mungon në këtë foto është mamaja e kryeministrit, Aneta Rama.

 

zaho.png

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725