INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama “sulmon” kryebashkiaken e Shkodrës: Voltanën s’do ta merrja as për magaziniere

Kryeministri Rama “sulmon” kryebashkiaken e Shkodrës: Voltanën s’do ta merrja as për magaziniere

Publikuar më: 17:29 15-05-2017

Kryeministri Edi Rama nga kryeqendra e veriut, Shkodra, ka sulmuar publikisht kryebashkiaken Voltana Ademin. Gjatë një takimi me të rinjtë e këtij qarku që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit, i pari i qeverisë pohoi se sot Ademi e kishte përgojuar, duke e quajtur takimin e tij sot provokim.

“Tani pyetja ime është ku është çadra. Çadra nuk është, ne nuk provokuam dhe thamë ta bënim më tej takimin tonë. Kështu tallet çadra me njerëzit. Kështu tallet Voltana me ata që e votuan. Ua them se unë kam qenë kryetar Bashkie, Voltanën nuk e merrja as për magaziniere. Prej 27 vjetësh PD qeveris Shkodrën, prej 27 vitesh e ka marrë besimin e tyre. Tani po i bijmë rrotull Shkodrës, aty ku s’na kap dot Voltana dhe ju them se atë vijën bregdetare, që po i bëjmë Vlorës dhe Himarës, do t’ia bëjmë liqenit të Shkodrës.”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje demokratëve të këtij qarku që të bashkojnë votat me PS në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ata që votojnë PD, ta pranojnë që partia që kanë votuar, ju mohoi mundësinë atyre, fëmijëve të tyre, që të jetojnë në një botë ku drejtësia është e barabartë për të gjithë. Si mundet që një sipërmarrës të pranojë që ata që udhëheqin PD, janë të lidhur si mishin me thojini, me gjykatat dhe vendimet e korruptuara të gjykatësve. Si mundet ata? Vota e 18 qershorit është shumë më tepër sesa një votë për PS. Unë s’u them atyre që të bëhen me PS.”, tha Rama. 

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499