INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama “sulmon” opozitën nga Lezha, zbulon arsyen pse PD nuk del nga “Çadra e Lirisë”

Kryeministri Rama “sulmon” opozitën nga Lezha, zbulon arsyen pse PD nuk del nga “Çadra e Lirisë”

Publikuar më: 18:32 12-05-2017

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimin e rradhës elektoral në Qytetin e Lezhës.

Gjatë një takimi me të rinjtë e këtij qarku, votues për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit, i pari i qeverisë tha se PD është ngujuar në çadër vetëm për një arsye; frikën se do të pushohen nga puna gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

“Përshëndetje, mirë se ju gjeta, faleminderit nga kjo mikpritje e jashtëzakonshme. Në këtë shesh vetëm 4 vjet më parë ishte pirgje me plehra, dhe varri i heroit tonë kombëtar ishte fshehur pas plehrave. Ky nuk mjafton, pasi ka ende zona të tjera, qoftë në bashkinë e Lezhës, të Mirditë, ku era e ndryshimit nuk ka mbërritur. Ku akoma njerëzit vuajnë për një rrugë, për të çuar fëmijët në shkollë. Por parafytyrojini se ku kemi qenë. Qendra e Mirditës, ju e mbani mend mirë, si ishte rruga për të shkuar aty. Mbani mend mirë se si ishte pllakosur në këto vende hija e dëshpërimit. Ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe atyre që janë ngujuar në bunkerin e plastmasit, kanë frikë nga drejtësia. i lanë të gjitha komunat e Shqipërisë pa asnjë hapësirë të vetme. Ata që sot janë ngujuar në atë bunker, kanë një arsye të thjesht, nuk duan që ne të gjithë sëbashku, populli i mbarë, pavarësisht bindjeve politike, në 18 qershor, do pushojmë nga puna prokurorët dhe gjyqtarët e korruptua. Ata nuk duan që ky popull, pas 27 vitesh në thundrën e padrejtësie, nëpër gjykata për pronën, për të drejtën elementare të çlirohen nga kthetrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do jenë të parët që do përgjigjen para ligjit për të gjitha padrejtësitë që kanë bërë”, tha Rama.

Rama tha se para se ai të qeveriste vendin, kishte vetëm 3000 të rinj që shkonin në shkolla profesionale, ndërsa sipas tij sot ka 27 mijë të rinj e të reja me arsim profesional.

“Krijuan një ushtri të madhe të rinjsh të papunë, me diploma false,” akuzoi kryeministri qeverinë e kaluar.

“Ata e dinë shumë mirë që duke bllokuar Vettingun dhe duke mbrojtur gjykatësit të korruptuar nuk mund të shkojnë dhe te demokratët më të flaktë për t’i kërkuar votën. Por ne i duam zgjedhjet në 18 qershor për të vendosur më në fund drejtësinë. Para se të vija këtu isha me Linditën në një sipërmarrje ku dy vëllezër Nik dhe Sandër ikën nga ky qytet 20 e ca vite para dhe ikën vetëm me rrobat e trupit, tani kanë hapur këtu një ndërmarrje që punon për eksport. Gjeta arkitektë, inxhinierë që ishin pjesë e një studioje që punonte për Italinë, Amerikën duke ofruar dijen e vet. Dëgjova që kompania ka nevojë për më shumë punonjës, por për punonjës me zanat. Prandaj ju them, imagjinoni ku do ishim ne sot, sikur ata të çadrës mos e kishin abuzuar aq shumë pushtetin e tyre në kurriz të të rinjve. Krijuan një ushtri të madhe të rinjsh të papunë, me diploma false shkollash koti. Kur ne morëm qeverinë, kishte vetëm 3000 të rinj që shkonin në shkolla profesionale, sot ka 27 mijë të rinj e të reja me arsim profesional.

Dëshira dhe vullneti ynë është t’i presim të gjithë demokratët, që si gjithë socialistët, duan shtet, punë e mirëqënie. Për ta Shqipëria është e ndarë në copa. Ata që i shkojnë pas janë të tyret, ata që nuk i shkojnë pas janë të krimit dhe drogës,” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama nuk e ka ndalur sulmin ndaj opozitës, duke mos kursyer as ironitë.

Ndër të tjera ai pohoi se në çdo fshat ka një budalla, që do të përçajë, ndërsa thumbon PD-në. Mes të tjerash i pari i qeverisë përmend dhe Kanunin.

“Në çdo pyll ka derra, çdo fshat e ka një budalla. Por pune madhe se del një këtu e një atje, e do të na përçajë, të na shajë, të shkel çdo nen të Kanunit. Për në ata janë e shkuara, ndërkohë që e ardhmja është në zemrat dhe mendjet e çdo djali dhe vajze që ëndërron të bëjë sukses në këtë vend. Pavarësisht se vjen nga ky vend. Shumë faleminderit votuesve që votojnë për herë të parë”, tha Rama nga Lezha, ku zhvilloi një takim me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në 18 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557