INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama takohet me Palmer dhe Reeker: Mbështetës të reformave demokratizuese në Shqipëri

Kryeministri Rama takohet me Palmer dhe Reeker: Mbështetës të reformave demokratizuese në Shqipëri

Publikuar më: 18:16 26-09-2019

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer.

Ai i cilëson të dy këta persona, si miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve dhe njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, takime të tilla janë në garanci për Shqipërinë dhe shqiptarët, se rruga e tyre është vetëm Bashkimi Europian dhe partneri strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609