INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kryeministri Rama telefonon kuqezinjtë, premio dhe pasaporta diplomatike për ta [VIDEO]

Publikuar më: 08:59 20-06-2016

Kryeministri Edi Rama i ka telefonuar skuadrës kombëtare pas ndeshjes, kur ajo po festonte në dhomat e zhveshjes. Përmes celularit të presidentit Duka, kreu i ekzekutivit shqiptar, tejet i ngazëllyer, u ka shprehur vlerësimin e mirënjohjen më të lartë kuqezinjve, atyre që luajtën në fushë dhe të tjerëve në stol, stafit teknik, drejtuesve dhe delegacionit tonë në “Euro 2016”. Duke vijuar me batutat e tij pikante, por duke iu përgjigjur edhe ndonjë “premtimi” të bërë nën zë për lojtarë të veçantë, Edi Rama ka thënë:

“Do t’i blej makinë Kaçes, ndërsa Mavrajt do t’i blej një traktor”. Në këtë moment, sikurse duket edhe në video, kuqezinjtë brohorasin “Edi, Edi, Edi”, ndërsa Mavraj thotë se nuk ka çfarë ta bëjë traktorin. Kuptohet, gjithçka në këtë drejtim ka qenë një shaka e bukur. Por, ajo që zbulon presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është pjesa e vërtetë e premtimit të kryeministrit.

“Premio? Patjetër, do ta marrë një të tillë ekipi kombëtar. Do të ketë shpërblim nga FSHF-ja, por edhe nga qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar jo vetem premio, po iu ka premtuar të gjithë lojtarëve pasaporta diplomatike. Shqipëria nuk ka ambasadorë më të mëdhenj se këta, kështu që meritojnë gjithë vëmendjen dhe respektin tonë si komb.”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038151741027832