INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama tërhoqi kandidatin në Kavajë, reagon presidenti Nishani

Kryeministri Rama tërhoqi kandidatin në Kavajë, reagon presidenti Nishani

Publikuar më: 17:18 05-05-2017

Kryeministri Rama bëri me dije në një konferencë për shtyp se Partia Socialiste ka tërhequr kandidatin e saj në Kavajë. Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar presidenti Nishani, i cili ka përgëzuar Ramën.

Deklaratë e Presidentit Nishani

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani e vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend.

 Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336