INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama tha se kush prish zgjedhjet nuk do të hyjë në SHBA dhe Evropë, ish-kreu i KQZ sqaron a ka bazë ligjore

Kryeministri Rama tha se kush prish zgjedhjet nuk do të hyjë në SHBA dhe Evropë, ish-kreu i KQZ sqaron a ka bazë ligjore

Publikuar më: 18:42 18-05-2019

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kandidatët për kryetar bashkie, paralajmëroi të gjithë shqiptarët. Ai u shpreh se të gjithë ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet, përveç burgut dhe dënimit shqiptar, i pret ‘ndalimi i hyrjes’ në SHBA dhe BE.

Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, ka folur ish-kreu I KQZ, Kristaq Kuke i cili në një prononcim për dosja.al, është shprehur se një gjë e tillë nuk parashikohet në legjislacionin shqiptar, por kjo vepër penale ndëshkohet maksimalisht me 8 vite burg.

Kume tha më tej se legjislacioni shqiptar nuk i nënshtrohet atj të SHBA-së, apo europian.

Kume u shpreh:

Unë nuk e di ku e ka gjetur kryeministri këtë version, kur nuk parashikohet në legjislacionin shqiptar dhe kurrsesi nuk kam dijeni të parashikohet në asnjë lloj legjislacioni të një tjetër shteti. Kur një individ përfshihet në prishjen e procesit zgjedhor që klasifikohet si krim zgjedhor dhe vepër penale, por jo si shkelje administrative, dënimi më i rëndë që mund të marrë është 8 vite burg, sipas legjislacionit shqiptar. Por kjo nuk parashikon apo ndalon hyrjen në një tjetër shtet. Nuk e di se si një politikan bën deklarata të tilla, në momentin që legjislacioni shqiptar nuk i nënshtrohet atij të SHBA-së apo Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705