INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama tregon të vërtetën rreth shkarkimit të Manjanit

Kryeministri Rama tregon të vërtetën rreth shkarkimit të Manjanit

Publikuar më: 21:42 01-02-2017

Kryeministri Edi Rama, ka folur publikisht për shkakimin e Ministrit Ylli Manjani. Ai ishte i ftuar në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ku u shpreh se se detyra e ministrit është të bëjë detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinionbërësin, apo opiniontjetërsuesin.

Rama tregon të vërtetën rreth shkarkimit:

“Nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze në botë nëse një Ministër nuk respekton skuadrën, rregullat dhe mbi të gjitha detyrat. Detyra e Ministrit është të bëjë të gjithë detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinionbërësin, opoiniondhënësin apo opiniontjetërsuesin e qeverisë.Nuk ka asnjë problem ta bëjë këtë jashtë rradhëve të kabinetit qeveritar.

Qeveria ka një kod etik të miratuar me konsesus që përcakton saktësisht marrëdhëniet e çdo anëtari të kabinetit me kabinetin dhe publikun, Ministri ka detyrimin të flasë me publikun, pro ti shërbejë publikut si anëtar i qeverisë.

Pyetjes së gazetares nëse Manjani po pengonte reformën në drejtësi, Rama u përgjigj kështu:

“Zgjedhja e Ministrit të ri do forcojë dhe përmirësojë marrëdhënien e qeverisë me Kuvendin dhe do jetë një nxitje mjaft e nevojshme për të çuar përpara reformën në drejtësi.Me rëndësi është çfarë qeveria prodhon për të mirën publike.”

Rama foli edhe për deklaratën e Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ku u shpreh se ai ka gabuar dhe nuk do ta përsërisë më.  

Rama iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares në lidhje me një kërkesë të mundshme nga ndërkombëtarët për shkarkimin e ministrit Saimir Tahiri. Kryeministri u shpreh se askush nuk i ka kërkuar shkarkimin e Tahirit dhe se ai nuk merr urdhra nga asnjë partner në lidhje me detyrën e tij kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167