INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama zbardh bisedën: Ja çfarë më tha Donald Trump për Shqipërinë

Kryeministri Rama zbardh bisedën: Ja çfarë më tha Donald Trump për Shqipërinë

Publikuar më: 20:21 25-09-2019

Katër kanë qenë pikat më të diskutueshme të kryeministrit Rama, gjatë një interviste që ai ka dhënë në Nju Jork, pas takimit me presidentin e SHBA, Donald Trump.

“Patëm një bisedë të shkurtër sepse i tillë është formati por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese sepse të dëgjosh nga goja e Presidenti që Shqipëria po shkon mirë është kënaqësi”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama ka komentuar nga SHBA tryezën e përbashkët me të gjithë aktorët politikë në vend për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të përshpejtohet procesi për të ardhmen europiane të vendit.

“Unë dua të them që tanimë është e qartë se ne duhet të përshpejtojmë procesin e reformës në bazë të rekomandimeve të ODIHR. Janë të mirëpritur të gjithë. Unë jam gati të përmbushim këtë kusht për Shqipërinë europiane. Me gjithë dëshirat për ëndërrat e gjithsekujt, ne procesin do ta përshpejtojmë dhe pse jo ta ndajmë në dy pjesë”, tha Rama.

Ndërkohë, i pyetur nëse do të vazhdohet me procesin pa opozitën jashtëparlamentare, Rama shtoi se për pjesën e parë: përmbushjen e rekomandimeve të ODIHR do të veprohet me shpejtësi dhe nuk është nevoja për të sepse ato janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

“Pjesa e parë rekomandimet e ODIHR dhe pjesa e dytë ti japim kohë vetes për të vendosur dhe në çfarë do bëjmë. Për pjesën e parë nuk ka nevojë për opozitën jashtëparlamentare dhe ata janë dakord sepse ato janë rekomandime e zeza në të bardhë. Kjo tani i duhet Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga SHBA.

Sakaq, kryeministri tha gjithashtu se vedni duhet të plotësojë vendet që janë zbrazur nga pastrimi i organeve të drejtësisë, ndërsa tha se fajin nuk e ka qeveria për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Shqipëria duhet të plotësojë vendet që janë të zbrazura si pasojë e pastrimit të organeve të drejtësië dhe rekomandimet e ODIHR. Dhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësi sepse vetingun nuk e bën qeveria, kush del jashtë sistemit nuk e ka fajin qeveria, por janë procese që monitorohen nga ndërkombëtarët”, përmbylli Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428