INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri ”Santa Claus” tërheq vëmendjen e medias së huaj [FOTO]

Kryeministri ”Santa Claus” tërheq vëmendjen e medias së huaj [FOTO]

Publikuar më: 14:45 10-01-2018

Dalja e kryeministrit Edi Rama i veshur si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, në një prej emisioneve më të ndjekura për publikun shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medias rajonale dhe më gjerë, duke u publikuar nga rreth 14 agjenci të ndryshme.

Fillimisht lajmi u publikua nga agjencia zyrtare armene e lajmeve “Armen Press” me titullin “Soft News: “Santa Claus” Prime Minister of Albania (Kryeministri shqiptar Santa Claus).

Më pas ajo u publikua edhe nga shumica e agjencive të rajonit si ajo kroate HINA, agjencia greke ANA MPA, ajo bullgare BTA, agjencia zyrtare rumune e lajmeve “Agerpres”, dhe ajo boshnjake FENA.

Ky lajm u transmetua edhe nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), ajo maqedonase MIA, si dhe nga agjencia kosovare “KosovaPress”.

Ky lajm tërhoqi vëmendjen edhe të agjencisë së njohur zyrtare koreano-jugore “Yonhap”, ajo libiane LANA, dhe libaneze NNA.

Kryeministri “Babagjysh” u pasqyrua edhe në faqen e Aleancës së Agjencive të Lajmeve të vendeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore (ABNA-SEE), një organizatë e rëndësishme që ka si anëtare të saj agjencitë e lajmeve më prestigjioze dhe të fuqishme të Ballkanit dhe Europës Juglindore. Gjithashtu, lajmi u publikua edhe në faqen e organizatës së agjencive të lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe, AMAN./ata/

dfgbxdf.jpgd.PNGdddd.PNGddd.PNG

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0047290325164795