INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentuesi:

Komentuesi: "E di sa qef i ke veriorët", Kryeministri i përgjigjet: “Veshgjatët thonë...” [FOTO]

Publikuar më: 14:07 09-11-2017

Sherret në rrjetin social facebook mes Kryeministrit Edi Rama dhe ndjekësve të tij janë të përditshme. Në një postim në facebook Edi Rama ka marrë ka marrë një kritikë mbi qasjen e tij që ka për veriorët, kritikë e cila ka sjellë reagimin e fortë të Kryeministrit.
A. M:
“Nadia e Mirë Kryeministër !! E di se s’po i ke fort qejf verioret të paktën kështu thot kazani plus mbetjet toksike :), sa më pëlqen kur të flas veriorçe kjo që u ba sot duhet të ishte ndërtu që në 2000 të paktën, edhe një sugjerim kisha unë, kur të arrish që instancat e shtetit mos të korruptohen, dije që ke arrit atë që në shekuj se ka arrit kush!!! Na myten lek anej e lek knej !! Ore sa popull korruptiv paskemi ken !!! Dhe një pytje kam sinqerisht. A të ka ba vaki ty me pagu kund naj gjë për x punë që ta kryesh para tjerve !!!”
Edi Rama:
E para Puka është në veri nuk është në jug dhe a i kam unë qejf verioret apo jo, kjo është një dilemë që vetëm veshëgjatët me dy këmbë mund ta ngrenë, sepse unë në fakt kam qejf njerëzit inteligjente qofshin veriore qofshin jugore dhe jo veshëgjatët, e të tillë ka në Veri dhe në Jug po njësoj? E dyta unë mund të them që kjo duhet të ishte ndërtuar në vitin 1992 po nuk e marr vesh çfarë kuptimi ka ky muhabet!? E treta unë mendoj që kush të myt siç thua ti, ta bën shumë mirë përderisa ti e pranon në vend se ta denoncosh tek shqiperiaqeduam.al, ndërkohë që patjetër në po luftojmë kundër kësaj sëmundje të vjetër, po do kohën e vet, sepse do të thotë të bësh shtet jo muhabet?

 

rama_sherr_me_komentuesin.png

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375