INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri spanjoll nuk njeh votimin, shkon në 761 numri i të plagosurve nga dhuna e policisë

Kryeministri spanjoll nuk njeh votimin, shkon në 761 numri i të plagosurve nga dhuna e policisë

Publikuar më: 20:39 01-10-2017

Gjatë gjithë ditës së sotme Barcelona është përfshirë nga një kaos i vërtetë. Sipas zyrtarëve të emergjencës në Katalunjë numri i të plagosurve ka arritur në 761. BBC raporton se qeveria spanjolle ka premtuar se do të ndalojë sondazhin i cili u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese  e vendit.

Në kryeqytetin e Katalunjës, Barcelonë, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba gome gjatë protestave pro-referendumit. Afati i mbylljes së votimeve është ora 20:00 me orën lokale, por një zëdhënës i qeverisë katalane tha se të gjithë ata që ishin në radhë do të lejoheshin të votonin.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, tha se nuk e njohu votimin, duke shtuar se katalanasit u mashtruan për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm. Sipas ministres  së brendshme spanjolle rreth 12 policë janë dëmtuar nga përleshjet. Gjithashtu shtoi se 92 qendra votimi u mbyllën.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492