INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri turk lë të hapur mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje, gazetarët denoncojnë ‘’Live’’ dhunën ndaj tyre

Kryeministri turk lë të hapur mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje, gazetarët denoncojnë ‘’Live’’ dhunën ndaj tyre

Publikuar më: 13:36 16-07-2016

Kryeministri turk Benali Yildirim lë të hapur mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje por gazetarët e pranishëm në konferencën e tij denoncojnë ‘’Live’’ dhunën ndaj tyre. Në një konferencë urgjente këtë mesditë kryeministri turk ka dhënë detaje të rëndësishme mbi zhvillimet në vendin e tij.

‘’Qytetarët iu rikthyen jetës normale. Shpresoj që pas kësaj situate, njerëzit të dalin në dorë me flamuj në duar. Do të kemi dhe një mbledhje qeverie në orën 14:00’’, tha kryeministri turk.

Ai la të hapur mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje, duke komentuar se do diskutojnë masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Gazetarët kanë denoncuar dhunën ndaj kolegëve të tyre natën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, por kryeministri shmangu një koment që përfshinte qeverinë e tij, duke ia faturuar shkakun kaosit të krijuar gjatë grushtit të shtetit.newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0026900768280029