INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Zaev deklaron pas fitores: Koalicioni qeverisës nuk dëmtohet

Kryeministri Zaev deklaron pas fitores: Koalicioni qeverisës nuk dëmtohet

Publikuar më: 10:54 22-10-2017

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa nuk e pengon dhe as nuk e dëmton koalicionin qeveritar, pjesë e së cilit është edhe partia e Selës, me dy deputetët e saj, Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi. “Alsat” shkruan se për Zaev e vetmja pengesë mund të jetë tërheqja e partisë së Selës nga Qeveria.
“Pushteti lokal është i ndryshëm nga ai Qendror dhe është shumë legjitime që Ziadin Sela ka hyrë në koalicion me Besën, unë nuk kam problem në këtë drejtim. E pashë që kishte mbështetje edhe me strukturat e VMRO-DPMNE-së siç është në Gostivar dhe kam mirëkuptim, me siguri janë marrë vesh për programin në nivel lokal, siç ne jemi me BDI-në dhe i mbështesim kandidatët e tyre, dhe nuk shoh ndonjë pengesë që ajo gjë të ndikojë, përveç se Ziadin Sela nuk vendosin që ta lëshojnë Qeverinë. Mua më vjen mirë që e konfirmuan se nuk do e lëshojnë qeverinë, absolutisht ne vazhdojmë më tutje”– deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Analisti Ismet Ramadani thotë se LSDM dhe Aleanca nuk kanë përfitim nga dalja e partisë së Selës nga qeveria. Ai madje thotë se përplasjet apo mospërkrahjet e dy partive që janë në koalicion qeveritar, shpesh herë dinë të jenë frytdhënëse.
“Unë mendoj se kjo është retorikë që karakterizohet në fushatat zgjedhore sic është tani e Selës, mendoj se kjo nuk do të shkojë deri aty që Aleanca të del nga Qeveria dhe përkundrazi mendoj se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeveri. Në këtë moment mendoj se fare LSDM-ja nuk ka interes që të e përjashtojënë dikënd nga qeveria sepse i mungojnë numrat. Nuk duhet t’i shohim ndonjëherë momentet që na duken konfliktuoze brenda për brenda qeverisë si negative, sepse kemi praktikë edhe më përpara qe partnerët e koalicionit, mua më kujtohet shumë mirë kur PPD ishte në koalicion me LSDM-në ishte karakterizuar ai koalicion si qeveri konfliktuoze- tha analisti Ismet Ramadani.
Nga ana tjetër analisti Xhelal Neziri shprehet i bindur se pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, partia e Selës nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë Zaev.
Kryeministri Zaev së bashku me përfaqësuesit e BDI-së vizitoi banorët e komunës së Cairit dhe të Gostivarit, duke kërkuar që ata t’i mbështesin kandidatët e BDI-së në raundin e dytë, Visar Ganiu dhe Nevzat Bejta. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale i cili do të jetë vendimtar për shumicën e qyteteve të banuara me shqiptarë, do të mbahet më 29 tetor.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047