INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministrin Rama e ndalon policia në aeroportin e Holandës, reagon Berisha [FOTO]

Kryeministrin Rama e ndalon policia në aeroportin e Holandës, reagon Berisha [FOTO]

Publikuar më: 11:42 26-07-2017

Një foto e kryeministrit Rama, teksa ndalohet për verifikim nga Policia holandeze në aeroportin e Amsterdamit është bërë virale në internet. Sipas personit që ka shkrepur foton, Rama Rama është ndaluar nga policia për verifikim të dokumenteve, pasi ka zbritur në aeroport.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në Facebook, ku shfaqet Kryeministri Edi Rama në aeroportin e një vendi të Bashkimit Europian. Sipas Berishës, Rama udhëtoi me avion privat nga Rinasi drejt një vendi të BE, por është ndaluar nga autoritetet për kontroll në aeroport.

“Parmbrëmë vonë u nis me çarter privat si Sheik nga Shqipëria por bllokohet si suspekt gjatë një kontrolli nga policia në aeroportin e një vendi të BE!

Nuk dihet nëse çarterin e paguan takspaguesi shqiptar apo dikush e peshoi në çarter Noriegën shqiptar! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

 

auto_Screenshot_31501065328.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617