Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta nisë këtë mëngjes duke shpërndarë historinë e një të riu të quajtur Arben.
Arbeni s’ka mbaruar shkollë të lartë, po një zanat aq shumë të kërkuar në vendin tonë. Ndaj Zyra e Punës e ka ndihmuar atë të gjejë një punë pas përfundimit të kursit profesional.
Në video e postuar nga Kryeministri, Arbeni tregon historinë e tij të punësimit.
Rama vetë shkruan: “MIRËMËNGJES, dhe me shprehjen e respektit për Arbenin e për shumë të tjerë si ai që po ndjekin kurse aftësimi profesional, si edhe me bindjen që shumë shpejt njerëz të tillë do të bëhen zanatçinj e profesionistë të mirëpaguar, ju uroj një ditë të mbarë.”