Theresa May do të jetë kryeministrja e Britanisë së Madhe pas vetëm pak orësh, por ajo e ka nisur rrugëtimin e saj me një gafë.
Teksa vizitoi “Downing Street”, ajo bëri një gafë në dalje nga dera e famshme e zezë.
Ajo mori rrugën në të djathë ndërkohë që duhet të shkonte majtas nga është edhe dalja.
Por ajo e kaloi me sportivitet duke ngritur supet dhe duke qeshur si për të thënë “nuk e dija, e kam sefte”.