INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeminstri Rama nuk i ndal ironitë dhe batutat ndaj PD-së: Foton e Berishës mbajeni në dhomën e pritjes, të Lulit në …

Kryeminstri Rama nuk i ndal ironitë dhe batutat ndaj PD-së: Foton e Berishës mbajeni në dhomën e pritjes, të Lulit në …

Publikuar më: 19:23 12-06-2017

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në Fushë-Krujë ku ka prezantuar programin politik të PS.

Teksa u kërkonte votën qytetarëve të Fushë- Krujës, që njihet si një bastion i të djathtës, Rama u shpreh se nuk i kërkon asnjerit prej tyre të ndërrojnë parti.

Me ironi dhe batuta, ashtu siç ka bërë në të gjitha takimet elektorale, Kryeministri u shpreh se qytetarët le të vazhdojnë të mbajnë në dhomën e pritjes fotografinë e Sali Berishës, por në 25 qershor të votojnë për PS, nëse duan të kenë shtet.

“Mbani fotografinë e Berishës në dhomën e pritjes, ndërsa foton e Lulit mbajeni në dhomën e gjumit, që t’ju zërë më kollaj, por në 25 qershor votoni PS, nëse doni të vijë era shtet”, u shpreh Rama.

Rama u ka kërkuar qytetarëve të votojnë numrin 2, e cila përkon me renditjen e PS në fletën e votimit në 25 qershor.

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka bërë thirrje që të mos votojnë PD, pasi, sipas tij, vota për numrin 6 do t’i lërë qytetarët “thatë”.

Ai tha se vota nuk duhet të shkojë për PD që Basha të gjejë punë apo ato që ai i quan “derdimen”, por për PS, që socialistët të vihen në shërbim të nevojave dhe kërkesave të shqiptarëve.

“Vota juaj nuk duhet të shkojë për PD, që t’u gjeni punë derdimenëve apo Bashës, por për PS që të jemi në shërbimin tuaj. Po zgjodhët numrin 6 ngelët në të thatë. Votoni numrin 2”, ka bërë thirrje Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104