INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeminstri Rama takohet me zyrtarët e lartë të Turqisë

Kryeminstri Rama takohet me zyrtarët e lartë të Turqisë

Publikuar më: 18:03 29-06-2016

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur sot në një takim në rezidencën presidenciale në Ankara, Kryeminstrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i qeverisë ndodhet në shtetin turk për një vizitë zyrtare, ku ka mbërritur mbrëmjen e kaluar, pak minuta pas sulmeve terroriste që ndodhen në aeroportin Ataturk në Stamboll.

Fillimisht kryeminstri Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për aktin terrorist në aeroportin e Stambollit. Rama u shpreh se Shqipëria është e përkushtuar në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Gjatë kësaj vizite është diskutuar gjithashtu rreth marrëdhënieve në të gjitha frontet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kreu i qeverisë, u ka bërë propagandë për të investuar në Shqipëri, investitorëve të mëdhenj turk.

Rama është takuar edhe me homologun e tij, Yildirim, me të cilin morën pjesë në ceremoninë e hapjes së urës Osman Gazi, dhe në programin e iftarit. Ata kanë dalë në një konferencë shtypi pas takimit bilateral.

Yildririm ka falenderuar Ramën për mesazhet e ngushëllimit për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Stamboll, ndërsa theksoi se dy vendet janë të bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, Yildririm u shpreh se shqiptarët dhe turqit janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, ndaj qeverive u kërkohet të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre.

Fjalën e tij kryenministri Edi Rama e ka nisur duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe për të gjithë popullin turk. Rama theksoi se terroristët nuk mund ta pengojnë këtë vend të bekuar, siç ai e quajti Turqinë, dhe as fuqinë ëndrrës për të gjithë njerëzit.

Rama ka bërë edhe një batutë gjatë konferencës me homologun e tij turk, i cili e ka njoftuar se ai është mysafiri i parë që prej kohës kur është zgjedhur në krye të qeverisë turke. “Kryeministri tha se unë jam mysafiri i parë dhe unë i thash që mysafiri më i gjatë kam qenë edhe në vendet të tjera, por  kjo është hera e parë si mysafiri i parë dhe shpresoj që t’i kem sjellë mbarësi në këtë detyrë të vështirë”, tha kryeministri shqiptar.

Të nesërmen ai do të takohet gjithashtu edhe me kreun e parlamentit Ismail Kahraman.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022130012512207