INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeni testin e gjakut. Parandaloni vdekjen nga sulmet kardiake

Kryeni testin e gjakut. Parandaloni vdekjen nga sulmet kardiake

Publikuar më: 14:04 08-02-2018

Një test gjaku mund të parandaloje vdekjen e shumë pacientëve të sëmurë me zemër zbulon një hulumtim i fundit.

1 në 5 persona që ka përjetuar një sulm ne zemër ka gjasa ta përjetojë përsëri brenda 12 muajve pavarësisht nëse është nën kontrollin e mjekëve dhe medikamenteve.

Megjithatë shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se një test gjaku mund ti ndihmojë mjekët të jetë në gaditshmëri dhe të parandalojnë atakun kardiak.

Sipas tyre duke përdorur testin e gjakut mjekët mund të mësojnë se cili pacient ka nevojë për një dozë me të lartë dhe kush dozë më të vogël kurimi.

Studiuesit e universitetit Sheffield analizuan mostrat e 4.300 pacientëve të cilët kishin përjetuar një sulm kardiak.

Në analizat e tyre të gjakut vunë re se personat që do pësonin një atak të dytë kishin një dendësim më të lartë të qelizave.

"Kjo do ti ndihmojë mjekët që të përshtatin kurimin në bazë të personave." shprehen shkencëtarët
Sëmundjet kardiovaskulare vrasin 155.000 persona çdo vit në Britani.

Në çdo tre minuta një person pëson atak kardiak.

Sipas ekspertëve obeziteti, dieta e varfër dhe mungesa e stërvitjes janë shkaktarët kryesor për sëmundjet kardiovaskulare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432