INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryepeshkopi australian, i dënuar për fshehje të abuzimit seksual të fëmijëve, jep dorëheqjen

Kryepeshkopi australian, i dënuar për fshehje të abuzimit seksual të fëmijëve, jep dorëheqjen

Publikuar më: 13:52 30-07-2018

Papa Françesku pranoi të hënën dorëheqjen e një kryepeshkopi australian të dënuar nga gjykata penale për mbulimin e abuzimit seksual të fëmijëve nga një prift. Ky vendim vjen pas rritjes së presionit dhe kërkesës për shkarkimin e tij nga katolikët e zakonshëm, priftërinjtë dhe madje edhe nga kryeministri australian. Ky është rasti i dytë i pranimit të dorëheqjes në lidhje me abuzimin seksual në disa ditë. Këto vendime sugjerojnë se papa Françesku është i prirur të tregojë se po bëhet i ashpër për këtë çështje para se të shkojë në Irlandë muajin e ardhshëm, ku skandali i abuzimit seksual ka të ngjarë të dominojë udhëtimin.

Kryepeshkopi i Adelaide Philip Wilson u dënua në maj për mos raportim në polici, për abuzimin e përsëritur të dy djemve nga një prift pedofil në rajonin e Luginës Hunter, në veri të Sidneit, gjatë viteve 1970. Ai u bë kleriku katolik i rangut më të lartë i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë penale për mbulim të abuzimeve. Wilson kishte refuzuar të jepte dorëheqjen në pritje të një ankimi të rastit të tij, edhe pse ai pranoi se kohët e fundit numri i atyre që po kërkonin shkarkimin e tij po rriteshin. Kryeministri Malcolm Turnbull ngriti zërin më 19 korrik duke i kërkuar papa Françeskut që ta pushonte atë. Në një deklaratë on-line të hënën, Vatikani tha se papa kishte pranuar dorëheqjen e Wilson. Ky veprim i papa Françeskut është i rëndësishëm, në kohën kur presioni për të sanksionuar peshkopët të cilët kanë bllokuar trajtimin e rasteve të abuzimit ose i kanë mbuluar ato është në rritje. Është kërkuar një hetim i plotë i kishës në Shtetet e Bashkuara dhe hetimet kriminale për abuzimet me fëmijët janë në proces në Kili. Kohët e fundit, prokurorët në Kilit thirrën kryepeshkopin e Santiagos, Kardinalin Ricardo Ezzati, që të paraqitej në gjykatë dhe të dëshmonte për rolin e tij, për vitet e abuzimit të kryera nga zëvendësi i tij i lartë, Rev. Oscar Munoz. Munoz ka pranuar se ka abuzuar së paku një të mitur. Prokurorët, megjithatë, zbuluan raporte e për katër viktimave të tjera të abuzuara nga Munoz, të dokumentuara nga kryepeshkopata e Santiagos, duke përfshirë edhe disa nga të afërmit e tij, të rinj. Kardinal Ezzati tha se nuk dinte asgjë për abuzimet. Ai ofroi dorëheqjen e tij në moshën 75-vjeçare dhe ishte midis peshkopëve aktivë të Kilianëve që ofruan dorëheqje masive në maj.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322