INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryepeshkopi Janullatos jep shifra për popullsinë ortodokse në Shqipëri!

Kryepeshkopi Janullatos jep shifra për popullsinë ortodokse në Shqipëri!

Publikuar më: 10:46 04-02-2016

CNN International ka publikuar një intervistë me kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos.
Ai ka thënë për CNN grek se ortodoksët më Shqipëri janë 22% e popullsisë. E sipas tij kjo tregon se ortodoksët nuk janë shumicë, por as një ishull i vogël dhe se janë një pjesë e gjallë dhe aktive e shoqërisë.
Janullatos foli dhe për marrëdhëniet ndërfetare që sipas tij duhen trajtuar me shumë kujdes në Shqipëri dhe se Kisha duhet të përçojë besimin tek shoqëria.
Ai është pyetur dhe për Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi dhe prishjen e saj e quajti një episod të pakëndshëm të ndërhyrjes së shtetit. Gjithashtu foli dhe për prona të shtetëzuara gjatë kohës së komunizimit, që kishës nuk i janë kthyer ende nga shteti shqiptar.
Sipas tij ka ende manastire, që i përkasin Kishës Ortodokse, por që nuk janë kthyer.

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451