Stina e verës karakterizohet nga një fluks i madh emigrantësh por dhe turistësh të cilët shkaktojnë radhë në pikat doganore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte mëngjesin e sotëm në Morinë për të parë nga afër zbatimin e masave për përballimin e fluksit.
Ai ka kërkuar masa shtesë me qëllim krijimin e lehtësirave për shmangien e radhëve të gjata si pasojë e fluksit.
Veliu i porositi drejtuesit e Policisë kufitare në Morinë që në raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar, por nga ana tjetër punonjësit e policisë të ushtrojnë kontroll në vijën e dytë për të gjitha mjetet që dyshohen për paligjshmëri.
Gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur një fluks të madh të qytetarëve kosovarë në drejtim të Shqipërisë, ku vetëm orët e parë të mëngjesit kanë hyrë mbi 5000 shtetas.