INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurori i Leçes: Ja çfarë na vjen nga Shqipëria…

Kryeprokurori i Leçes: Ja çfarë na vjen nga Shqipëria…

Publikuar më: 12:47 08-03-2016

Kryeprokurori i Leçes, Kataldo Motta gjatë një interviste radiofonike në programin “Zërat e mëngjesit” në Radio 1, deklaroj se:“Nuk ekzistojnë mundësitë për një eksod në masë të emigrantëvve të bllokuar në Ballkan që të mbërrijnë përmes detit nga Shqipëria drejt Italisë”. Por një tjetër shqetësim vjen nga Shqipëria për Kryeprokurorin e Leçes. Pyetjes në emisionin e mëngjesit në Radio 1, se rruga e përdorur nga trafikantët është e njëjtë me atë që përdorin trafikantët e drogës, Kataldo Motta u përgjigj se “përsa i përket nisjes së tyre nga Shqipëria kjo rrugë është e njëjta me atë që përdorin trafikantët e drogës. Por e vërteta është se zbarkimet e fundit të emigrantëve në brigjet italiane janë nisur nga Turqia e Greqia. Nga Shqipëria mbërrijnë aktualisht vetëm lëndë narkotike”.

Përsa i përket lëvizjes së emigrantëve nga Greqia e Shqipëria, Kryeprokurori italian u shpreh se kohët e fundit janë shënuar vetëm dy zbarkime, në gusht e në dhjetor të 2015. Informacionet janë të pakta që kjo rrugë të hapet, pasi sipas tij nuk ekzistojnë as kushtet e as mjetet për transportimin e një numri kaq të madh emigrantësh përmes Kanalit të Otrantos.

“Është më e thjeshtë të shembin murin siç ndodhi në Maqedoni e të vazhdojnë përmes rrugës tokësore”.

Përsa i përket rrezikut të inflitrimeve të elementëve terroristë përmes lëvizjes së emigrantëve, Kryeprokurori i Leçes u shpreh se është më i mundshëm inflitrimi i tyre me anë të rrugës së emigracionit ilegal, e jo si emigrantë të rregullt.

Kjo pasi sipas tij është me e lehtë të fshihesh mes qindra e mijëra personash sesa t’i nënshtrohesh kontrollit të rregullt doganor.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666